Asani: Ndërgjegjen e kam të pastër, pacientja i dinte rreziqet

Pasi publiku ndoqi me ankth situatën rreth rastit të pacientes nga Dibra e cila pretendon se gjatë një operacioni cezarian kishte humbur veshkën, mitrën dhe vezoren, gjinekologu Asani pas një heshtje të gjatë u prononcua në Facebook. Ai shkroi se ndërgjegjja e tij ishte e pastër, por se e kupton që publiku ishte keqinformuar dhe e gjithë çështja ishte keqkuptuar. Ai pretendon se e bëri punën e tij me përgjegjësi, dhe se pacientja e cila e akuzon thotë se ai personalisht nënshkroi dhe ra dakord për operacionin cezarian, i cili i solli asaj ndërlikime pas lindjes.

“Në lidhje me rastin janë thënë kaq shumë gjëra sa vetëm imagjinata e dikujt që kërkon fajtor në çdo rast mund t’i shpikë. Pacienti u shtrua në spital dhe u bë një përgatitje para operacionit sipas protokollit. Ishte seksioni i dytë cezarian i pacientit, dhe normalisht si me çdo operacion, rreziku dhe mundësia e ndërlikimeve rritet me çdo operacion të mëvonshëm. “Pacientes ju shpjegua në detaje për operacionin, rreziqet, ndërlikimet brenda dhe pas operacionit, ajo me vetëdije u pajtua me nënshkrimin e saj,” shkroi Asani në Facebook.

A.B.