Besimi: Përgatisim ligj të ri për avancimin e kontabilitetit

Në Ministrinë e Financave u zhvillua takim mes ministrit Fatmir Besimi dhe kontabilistëve, për një ligj të ri që do të avansojë profesionin e kontabilitetit. Ligji i ri, thotë ministry Besimi, do të jetë i harmonizuar me direktivat e UE-së dhe praktikat evropiane dhe në një proces inkluziv do të përgatitet në bashkëpunim me odat ekonomike, të cilаt do të kenë mundësi të japin pikëpamjet dhe sugjerimet.

“Ligji do të mundësojë zhvillimin е qëndrueshëm dhe vetërregullimin е profesionit të kontabilitetit, vendosjen dhe zbatimin e standardeve profesionale dhe mbrojtja e interesit publik. Besoj se qëllimi ynë është unik, në një proces të përbashkët t’i përcaktojmë zgjidhjet që do të jenë në interes të atyre që duan të punojnë në këtë profesion dhe të gjithë atyre që përdorin shërbime të kontabilitetit. Me ligjin e ri është e nevojshme të sigurohet hyrja е lirë në profesionin e kontabilitetit”, shkruan Besimi në Facebook.

Projektligji pritet të dorëzohet në odat ekonomike javën e ardhshme, nga të cilët priten komente dhe sugjerime deri në fund të marsit para se të botohet në ENER.