Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, po viziton sot Spanjën, ku në fokus të takimeve zyrtare do të jenë marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi ekonomik dhe perspektivat evropiane të Maqedonisë, tha Ministria e Punëve të Jashtme.
Në Madrid, Osmani do të takohet me Ministrin e Jashtëm spanjoll Arancha Gonzalez Laia. Gjatë vizitës së tij në Spanjë, Osmani do të takohet gjithashtu me Aurora Mejia, Drejtore për Bashkimin Evropian dhe Këshilltare Kryesore e Kabinetit të Kryeministrit Pedro Sanchez dhe me Kryetarin e Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, Antonio Gutierrez. Është planifikuar gjithashtu një takim me drejtorin e Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili. Eurointegrimet do të jenë tema kryesore e takimeve të lartpërmendura.
Ministri i Punëve të Jashtme do të ketë edhe takime të ndara me përfaqësuesit e diasporës së Republikës së Maqedonisë Veriore në Spanjë. Me këto të fundit pritet të diskutojë për çështjen e regjistrimit të popullsisë./MIA
A.B.