Sfidat me të cilat përballet Shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit” por edhe procesi i regjistrimit që po zhvillohet në Republikën e Maqedonisë së Veriut ishin temë e takimit mes zëvendëskryeministri të parë Artan Grubi dhe kryetarit të Shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.
“Shoqata Jetimat e Ballkanit dhe Halil Kastrati janë simbol i humanitetit që nuk njeh kufi jo vetëm në Kosovë por edhe në mbarë Ballkanin dhe si shoqatë ka rrjetin më të organizuar të anëtarëve në mërgatë dhe i kërkova që të na ndihmojë përmes kësaj, ashtu siç ka ndihmuar shumë nevojtarë të kyçet dhe në këtë proces për mobilizimin e diasporës në regjistrimin e popullatës”, ka deklaruar Grubi pas takimit me Kastratin.
Ndërkohë hoxhë Halil Kastrati u ka bërë apel shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që jetojnë në diasporë të Regjistrohen sa më masovikisht./21Media
A.B.