Muhamed Asani hetohet për vepër penale

Zv/kryeministri Lupço Nikollovski njoftoi se ndaj ish drejtorit të Spitalit të Strugës zhvillohet hetim për vepër penale.

“Inspektorati kreu një mbikëqyrje të jashtëzakonshme dhe pasi konstatoi se kishte një ordinancw të paligjshme gjinekologjike në shtëpinë e Asanit, menjëherë lëshoi ​​një vendim që e ndalon atë të kryejë veprimtari të kujdesit shëndetësor. Hapi tjetër i Fondit Shtetëror të Sigurimeve Shëndetësore ishte ngritja e një kallëzimi penal në Prokurorinë Themelore Publike në Strugë, për të cilën po zhvillohet një hetim”, shkruan Nikollovski.

Asani u akuzua publikisht me pretendimet për heqje të organeve të shëndetshme të një pacienteje nga Dibra dhe disa parregullsi të tjera gjatë procedurës.

Lexo – Asani: Ndërgjegjen e kam të pastër, pacientja i dinte rreziqet

A.B.