Simovski: Diaspora në Australi, Kanada dhe SHBA bojkoton regjistrimin

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostol Simovski, thotë se diaspora e Australisë dhe Kandasë  bojkoton regjistrimin. Në një deklaratë për Kanal 5, ai tha se bojkoti i heshtur ishte ndoshta për shkak të fushatës anti-regjistrim për bojkot.

“Pjesëmarrja e ulët në Australi në veçanti, por edhe në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara është ndoshta për shkak të një anti-fushate që ne e dimë se po vazhdon dhe kemi informacion të tillë. Sidoqoftë, unë i inkurajoj ata edhe një herë sepse kjo është diçka që është së pari në interesin e tyre por edhe të shtetit për të mbledhur informacione se sa dhe ku i kemi bashkëqytetarët tanë”, tha Apostol Simovski.

A.B.