“Pa u parë efektet e orës policore, nuk do të ketë masa të reja kufizuese”

Thirrja e Odës së Mjekëve për masa shtesë kufizuese për shkak të COVID-19 nuk mori dritë jeshile nga autoritetet. Pavarësisht rritjes së numrit të prekurve nga virusi Korona, ministri i Shëndetësisë thotë se në bazë të konsultimeve të përditshme, masa të reja për momentin nuk janë të nevojshme. Nga Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse thonë për ALSAT se presin të mbarojë afati prej dy javësh i vendosjes së orës policore, e më pas të analizohet nëse ka nevojë për masa të reja.

“Mendoj se njëherë duhet të bëjmë vlerësim mbi efektin e orës policore, arsyet e rritjes së rasteve, rastet pozitive të moshave të reja 30-59 vjeç si dhe vdekshmëria. Do të analizohen të gjithë faktorët që çojnë në rritje dhe në bazë të kësaj do të ketë vendim definitiv”-pohoi Shaban Memeti, Drejtor i Institutit të Shëndetit Publik – Komisioni për Sëmundje Ngjitëse./Alsat

A.B.