Angelina Jolie akuzon Brad Pitt për dhunë në familje

Së fundmi aktorja Angelina Jolie ka akuzuar ish-burrin e saj për dhunë në familje, raporton e përjavshmja amerikane.

Jolie tani ka paraqitur dokumente në gjykatë duke pretenduar se ajo ishte një viktimë e dhunës në familje nga Pitt dhe tha se ajo do të sillte prova për të mbështetur pretendimin e saj.

Dokumentet tregojnë më tej se fëmijët e tyre kanë rënë dakord të japin dëshmi kundër dhunës së pretenduar të aktorit 57-vjeçar.

Ish çifti ka gjashtë fëmijë – Maddox 19 vjeç, Zahara 16 vjeç, Pax 17 vjeç, Silo 14 vjeç dhe binjakët Knox dheVivien. Nga dokumentet duket se gjykata po kërkon leje nga çifti që Shiloh, Knox dhe Vivienne të dëshmojnë.

Ndërkohë akuzat e bëra nga Angelina Jolie po shihen nga disa të tjerë si një përpjekje për të ulur Brad Pitt./Prive