Ilir Iseni, kryetari i Gjykatës Themelore në Dibër u emëru zëvendësdrejtori i ri i Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve publik. Këtë emërim zëvendëskryeministri Artan Grubi e cilëson si një arritje tjetër.
“Edhe një derë e mbyllur për ne, u hap për herë të parë. Ilir Iseni, kryetari i Gjykatës Themelore në Dibër është zëvendësdrejtori i ri i Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky vendim është marrë nga Këshilli drejtues i Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve, këshill ky i cili dhe emëron drejtorin dhe zëvendësdrejtorin”, shkruan Grubi.
A.B.