Tre nga të akuzuarit për dhunë në protestat kundër aktgjykimit për rastin “Monstra”, Shaban Veseli, Behar Dalipi dhe Besar Kalisi, në seancën e parë gjyqësore për këtë rast, kanë pranuar fajin para Gjykatës dhe janë dënuar me 1 vjet burgim.
Dy të akuzuarit tjerë, Arton sadiki dhe Fabio Idrizi, janë prononcuar se nuk ndjehen fajtorë dhe gjykimi I tyre do të vazhdojë më 31 Mars.
Gjykatësi Marin Stanevski ka theksuar se për të akuzuarin Besim Kasami do të ndahet procedura për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, kurse procedura për Bashkim Sulën gjithashtu do të jetë I ndarë për shkak se nuk është I kapshëm për organet e ndjekjes.
Prokuroria e Shkupit, që përfaqëson rastin, i ngarkon të akuzuarit me veprën penale “Pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale, konform Nenit 385 pparagrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal”./Klan Maqedonia
A.B.