December 5, 2022

Një 2-vjeçar në Han të Elezit e vë në lëvizje veturën, aksidentohet në një mur betoni

Një 2-vjeçar në Han të Elezit raportohet të ketë vënë në lëvizje një veturë dhe duke e larguar nga shpejtësia vetura ka filluar të lëviz rreth 10-15 metra e ku ka goditur një rrethojë të betonit.

Policia ka raportuar se fëmija është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Raportohet se një fëmijë i moshës dy vjeçare kishte hyrë në veturë dhe duke e larguar nga shpejtësia vetura kishte filluar të lëviz rreth 10-15 metra duke e goditur një rrethojë të betonit. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./KosovaPress

A.B.