Presidenti Pendarovski dhe bashkëshortja Elizabeta përgatisin ushqime për të pastrehët

Java e punës përfundon me aksionin e të premtes me vullnetarët nga grupi “#RetvitniObrok”, shkruan Presidenti Pendarovski në Favebook, pasi postoi fotografi si i janë bashkuar këtij aksioni me bashkëshorten dhe djalin e tij.

“Së bashku kemi përgatitur ushqim për qytetarët të cilët nuk mund të sigurojnë një vakt për veten e tyre ose për familjen e tyre. Ushqimi që mbetet nuk duhet të hidhet. E tëra çfarë ju duhet të bëni është ta paketoni atë dhe ta ndani me dikë që ka nevojë për të. Respekte për kuzhinierët entuziastë nga “Retvitni Obrok”. Ato na kujtojnë rëndësinë e njerëzimit, solidaritetit dhe mirësisë”, shkruan Presidenti.

Ai më tej thotë se kushdo që mund të kontribuojë dhe dëshiron të përfshihet në Retweet një nismë qytetare për një vakt është i mirëpritur.

A.B.