Qeveria: Protokollet shëndetësore garantojnë regjistrim të sigurt të popullsisë

Protokollet shëndetësore janë garancë për regjistrim të sigurt, vlerësojnë nga Qeveria. Por, sa i takon shtyrjes eventuale për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, sipas ekzekutivit, vendimet sillen duke u nisur nga rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe analizave të Shtabit Qendror të Krizës.

“Të gjitha aktivitetet zhvillohen në drejtim të asaj që regjistrimi do të realizohet. Garancë se nuk ka nevojë për shtyrje sigurisht është protokolli i rreptë i cili respektohet, me trajnim të duhur për regjistruesit dhe ekipeve të regjistrimit. Absolutisht, do të ndiqen rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse”deklaroi Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë.

Që protokollet aktuale për mbrojtje gjatë regjistrimit funksionojnë, sipas Ministrisë së Drejtësisë, dëshmon edhe fakti që nuk ka asnjë të infektuar të ri pas regjistrimit të përfunduar në burgje./Alsat

A.B.