Duke filluar nga java e ardhshme, Enti i Statistikës do të fillojë të marrë të dhënat nga “Termini im” për personat e infektuar dhe ata që janë në izolim. Do të gjendet mënyrë edhe për regjistrimin e tyre.
“Nëse gjendet hapësirë kur mund të regjistrohet personi deri sa zgjasin afatet e regjistrimit, do ta bëjmë atë. Në të kundërt, nëse gjatë gjithë periudhës që zbatohet regjistrimi, personi është në izolim, do të përpiqemi të biem në kontakt me familjen e tij dhe do të shohim se cilët persona të familjes së tij do të mund të japin të dhëna për atë person. Si opsion i fundit, nëse personi është vetëm dhe nuk ka familje atëherë regjistruesit tanë, me të gjitha pajisjet mbrojtëse do të futen në shtëpinë e tij për ta regjistruar”– pohoi Jasmina Gjorgjieva, Enti Shtetëror i Statistikës.
Regjistrimi në terren fillon nga 1 prilli dhe do të zgjasë tre javë.
A.B.