Tensione në Konjare, banorët mblidhen para stacionit policor në Petrovecë

Policia sonte ka thirrur në bisedë informative 4 persona nga Konjara në lidhje me pretendimet se ata kanë thyer ligjit gjatë protestave kundër punimeve në këtë fshat, shkruan nmk-post. Edhe pse punimet u ndërprenë përkohësisht me vendim të qeverisë, revolta e banorëve siç duket nuk po ndalet. Ata për të mbrojtur banorët e tyre, janë mbledhur para stacionit policor në Petrovec për t’ju dal në ndihmë banorëve të tyre.
Në videon e dërguar nga banorët e Konjares në redaksinë e Nmk-post, shihet se si janë mbledhur para stacionit policor në Petrovec./Nmk-post/

Ja video materiali: