Tiranë/ Ndërron jetë 30-vjeçari, dyshohet se është vetë*hedhur nga lartësia

Një 30-vjeçar ka ndërruar jetë mesditën e sotme në Qesarakë, ndërsa dyshohet se është vetë*hedhur nga vetëlartësia. Forcat blu bëjnë me dije se dyshohet se 30-vjeçari vuante nga problemet e shëndetit mendor. Ndërkohë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 19.03.2021, rreth orës 13:31, në Qesarakë, dyshohet se është vetë*hedhur nga lartësia shtetasi F. V., rreth 30 vjeç, ​i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.”,njoftojnë nga policia./Top Channel