December 9, 2022

​Mjekët nga Kosova arritën në Kukës për ta marrë vaksinën anti-Covid

Kanë mbërritur në Kukës tre autobusët nga Kosova me punëtorë e parë shëndetësorë të cilët do të vaksinohen.

Në pallatin e Kulturës në Kukës, ka filluar regjistrimi i vaksinimit të 250 mjekëve kosovarë. Ndërkohë, që në orën 12:00 pritet të vizitojë qendrën e vaksinimit, kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se sot do të vaksinohen rreth 250 punëtorët e parë ndërsa në ditët në vijim do të vazhdohet edhe me 250 të tjerë.

Këto vaksina janë donacion nga Shqipëria.

A.B.