BBC publikon listën e vaksinave më të administruara dhe vendet me më shumë doza

Janë administruar më shumë se 409 milion doza të vaksinave të koronavirusit, në më shumë se 130 vende të botës.

Sidoqoftë, ka ndryshime të mëdha në ritmin e progresit në pjesë të ndryshme të botës.

Disa vende kanë siguruar dhe dërguar doza në një pjesë të madhe të popullsisë së tyre – por shumë më tepër vende ende janë duke pritur që dërgesat e tyre të para të mbërrijnë.

Me një qëllim për t’i dhënë doza gati çdo të rrituri në botë, ky është programi i shkallës më të madhe të vaksinimit në histori.

SHBA dhe Kina kanë administruar numrin më të lartë të dozave, përkatësisht 115 milion dhe 65 milion.

India renditet e treta, me gati 40 milion.

Vetëm një pjesë e vogël e vendeve Afrikane e kanë filluar atë.

Shumë vende më të varfëra po mbështeten në dërgesat nga Covax, një skemë të udhëhequr nga Gavi, Aleancën e Vaksinave, së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) dhe Koalicionin për Inovacione të Gatishmërisë Epidemike (CEPI), e cila po përpiqet të sigurojë që të gjithë në botë të kenë qasje në një vaksinë Covid./BBC

A.B.