Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka zhvilluar një bashkëbisedim në platformën Zoom me mërgimtarët shqiptarë për procesin e regjistrimit të popullsisë
Grubi ka çmuar tejmase mërgimtarët për punën që ata bëjnë në këtë proces të rëndësishëm për shqiptarët.
Postimi i plotë i Grubit:
“Sapo përfundova një bashkëbisedim shumë të sinqertë dhe të frytshëm me mërgimtarë tanë nëpërmjet të zoom-it.
Ju lumtë për entuziazmin dhe ju faleminderoj shumë për punën vetmohuese në drejtim të regjistrimit të mërgimtarëve tanë.
Diaspora jonë më e mira në botë”
A.B.