December 1, 2022

MPB-ja kumton detaje për arrestimin e dy vëllezërve Bojku

Ministria e Punëve të Brendshme, ka kumtuar detaje në lidhje me arrestimin e dy vëllezërve Bojku në Veleshtë të Strugës.

Thuhet se, “është arrestuar kriminel nga Veleshta, i kërkuar për të vuajtur dënimin prej 21 vjetësh”.

Aksioni policor për të cilin njoftoi mbrëmë Tv 21, është realizuar rreth orës 21:45. Në momentin e arrestimit të E.B. (35)- i dënuar me 21 vjet, si ai dhe vëllai i tij, B.B. kanë poseduar armë dhe si rezultat janë arrestuar të dy vëllezërit.

“Më 19.03.2021, rreth orës 21:45 në rrugën Strugë-Dibër, para fshatit Veleshtë, nëpunës policorë nga Sektori për bashkëpunim ndërkombëtar policor dhe Njësiti special për antiterrorizëm “Tigrat” e kanë provuar nga liria E.B.(35), i cili është kërkuar me fletarrest nga Gjykata Themelore Strugë, i dënuar me burg me 21 vjet. Gjatë arrestimit, te E.B. është gjetur armë. Është arrestuar edhe B.B. te i cili gjithashtu është gjetur armë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

A.B.