Një tërmet i fortë ka paralizuar Japoninë verilindore

Një tërmet me madhësi 7.2 tronditi Japoninë sot kurse menjëherë u lëshua një alarm për cunami. Epiqendra ishte në ujrat e Oqeanit Paqësor. Valët e para të cunamit ë shkaktoi ishin të një lartësie prej 1 metër. Tërneti shkaktoi ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike dhe ndërperje të transportit hekurudhor. Lëkundjet e forta paralizuan pjesë të jetës publike në rajonjn verilindor të vendit. Për momentin nuk ka të dhëna për viktima ose dëme materiale.

Tërmeti i sotëm vjen pak kohë pasi Japonia shënoi 10 vjetorin e tërmetit dhe cunamit të 2011-ës, po atë rajon, i cili pati pasoja të rënda për vendin.

A.B.