Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Kujtojmë se Vuçiç publikoi një hartë të Kosovës, të mbuluar me flamurin serb. Postimi ngjalli menjëherë zemëratë në mesin e shqiptarëve, të cilët nisën pa humbur kohë një fushatë për heqjen e saj nga Instagrami.
Për këtë të fundit Rama, nga Kukësi ku inspektoi procesin e vaksinimin të nëpunësve shëndetësor nga Kosova, thotë se ajo është një hartë leshi, nga shoku i Beogradit.
“Kukësi është i përbashkët, është krejt e thjeshtë dhe natyrshëm që Kukësi të funksionojë si bazë e përbashkët, u vonua pak po kjo ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxori dje ai shoku në Beograd duke lozur me kulla ne Facebobok, ne jemi një e ardhmja dihet se cila është, sigurisht kemi qasje të ndryshme se si shkohet tek e ardhmja por në të tashme ne jemi një”, tha Rama./Top Channel
Më poshtë është harta që publikoi Vuçiq e që ngjalli reagime.
A.B.