Një vullkan ka shpërthyer në jug-perëndim të kryeqytetit të Islandës Reykjavik, thotë zyra meteorologjike e vendit.
Sipas tyre, çarja është rreth 500-700 metra e gjatë në Fagradalsfjall në gadishullin Reykjanes. Ky llogaritet si “zgjim” i vullkanit i cili shpërthimin e fundit e ka pasur rreth 800 vjet më parë.
Pamjet ajrore tregojnë se lava po rrëzon rrugën pas shpërthimit.
Banorët e Islandës prej javësh po i trembeshin një shpërthimi të mundshëm vullkanit. Ata për këtë ishin paralajmëruar nga mbi 50 mijë tërmete në vetëm tre javë.
A.B.