KSI-ja nesër pritet të vendosë për masat e reja antiCOVID

Sonte nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit është ora e fundit ora policore, masë e cila ishte në fuqi që nga 10 marsi. Efektet e këtij intervali të ndalimit të lëvizjes së qytetarëve nesër do t’i shqyrtojë Komisioni për sëmundje infektive. Se a do të zgjatet e njëjta apo do të largohet në tërësi, do të bëhet e ditur në bazë te rekomandimeve të epidemiologëve. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe nuk e përjashtoi mundësinë që kjo masë restriktive të shtrëngohen në 2 javët e ardhshme./Alsat

A.B.