Zaev rizgjedhet kryetar i LSDM-së

“Pas tre dekadave të ekzistencës së pluralizmit në vendin tonë, ishin anëtarët e LSDM-së ata që bënë histori duke praktikuar nivelin më të lartë të demokracisë brenda-partiake. Ata treguan vetëdijen demokratike dhe mënyrën se si u mbajtën zgjedhjet e pozicionuan LSDM-në aty ku i takon – në krye të demokracisë brenda-partiake në vend dhe shumë më gjerë.”

Këtë e deklaroi lideri i LSDM-së Zoran Zaev pas zgjedhjeve të sotme brenda-partiake në të cilat ai mori një mandat të ri katër vjeçar për të udhëhequr partinë.

Kjo, siç tha ai, është një vlerë e re e shtuar, një standard i ri në skenën politike maqedonase.
Ai shprehu mirënjohje të madhe për besimin që, siç tha, ja dhanë përmes përgjigjes masive ndaj zgjrdhjeve të para të drejtpërdrejtë brenda partisë. Jam krenar, tha ai, për të gjithë miqtë e LSDM-së për hapin demokratik që bënë sot.

“Votuan nga anëtarët më të rinj deri tek anëtarët më të vjetër. E gjithë anëtarësia jonë votoi nga kryeqyteti në vendbanimin më të vogël. Partitë e vërteta shtetndërtuese kanë përgjegjësinë që vazhdimisht të promovojnë demokracinë dhe lirinë si në radhët e tyre ashtu edhe në vend”, tha Zaev, informon MIA.

Ai paralajmëroi kthesë dhe pranverë politike.

Në zgjedhjet e sotme, Zaev ishte kandidati i vetëm.

A.B.