Fushata për regjistrimin, Grubi takoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, ka takuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Grubi gjatë këtij takimi ka përgëzuar Veliaj për punën dhe angazhimin e tij që jep për Tiranën dhe me këtë rast i ka kërkuar Veliajt që ritmin me të cilin ai punon dhe vepron për kryeqytetin e Shqipërisë, ta kthejmë bashkë në thirrje të suksesshme për diasporën e Republikës së Maqedonisë së Veriut që t’i përgjigjet pozitivisht procesit të regjistrimit që tashmë ka nisur nga data 1 mars, njoftojnë nga kabineti i Grubit.

Veliaj nga ana e tij ka apeluar për regjistrimin e diasporës së RMV-së, pasi që me këtë veprim të tyre ata përmbushin një obligim moral dhe plot dinjitet.

Kryebashkiaku Veliaj gjithashtu ka shprehur konsideratë të lartë për zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi dhe ka përshëndetur aktivitetin dhe rolin e tij në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, komunikojnë nga kabineti i Grubit.

A.B.