Bora që ra në Kërçovë mbrëmë shkaktoi një ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa fshatra dhe vendbanime. Këtë mëngjes, fshatrat në rajonin e Oslomesë nuk kishin energji elektrike, si dhe fshatrat në lumin Beliçka, të cilët mbetën pa energjinë e nevojshme.
Ekipet e EVN nga Kërçova thonë se kanë qenë në terren që nga mëngjesi i sotëm dhe po punojnë për riparimin e defekteve.
“Dëbora shkaktoi disa defekte në rrjetin elektrik në rajon. Fshatrat në rajonin e Oslomesë dhe në lumin Beliçka mbetën pa energji elektrike. Tridhjetë fshatra ishin në errësirë këtë mëngjes. Ekipet tona janë në terren dhe në rajonin verior pritet që deri në orën 16:00 të rikthehet plotësisht furnizimi elektrik në të gjitha fshatrat, ndërsa në rajonin jugor furnizimi elektrik do të mundësohet në shumicën e fshatrave. Riparimi i plotë i defekteve do të duhet të bëhet deri nesër, ose të paktën kjo është pritja jonë”, thonë nga EVN.
A.B.