Koronavirusi në Shqipëri, ulet numri i rasteve të reja

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit 8 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri, ndërkohë që janë regjistruar dhe 344 raste të reja me Sars Cov-2.

Në 24 orët e fundit gjithashtu janë kryer 1714 vaksinime, 1993 testime, ndërsa janë shëruar nga virusi 699 persona.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 121.544 raste pozitive, prej tyre 85.846 janë shëruar, 33.553 janë rate aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.145 pacientë./A2

A.B.