Më shumë borë në Mavrovë, më ftohtë në Kodër të Diellit

Gjatë natës dhe këtë mëngjes në vend ka pasur kryesisht re dhe reshje, të cilat kanë qenë kryesisht reshje bore, transmeton Alsat. Sasi më e mëdha e sedimenteve të ujit deri në orën 01:00 është matur në pjesët perëndimore të vendit. Mëngjesin e sotëm reshjet e dëborës janë me intensitet më të ulët, ndërsa erë më e fortë po fryn në vendet më të larta në Pelagonij, njoftojnë nga Instituti Hidrometeorologjik.

Sipas matjeve të orës 07:00 në mëngjesin e sotëm, shtresa më e lartë e borës, respektivisht shtresë prej 40 cm është regjistruar në Mavrovi Anovi, në Krushevë ka 39 cm borë, 33 në Gjurishte, 31 në Kodër të Diellit dhe Pozharane.

Sipas Institutit Hidrometerologjik këtë mëngjes është matur temperatura më e ulët, gjashtë gradë nën zero, në Kodër të Diellit, Temperaturat minus janë matur edhe në Mavrovo (-4), Krushevë (-3) dhe në Dibër, Berovë dhe Prilep (-1). Ndërsa mbi zero janë regjistruar temperatura në Vinicë (1 gradë), 2 në Strumicë, 3 gradë në Gjevgjeli dhe 4 në Dojran.

Për ditën e sotme parashikohet mot me vranësira, me reshje të herëpashershme të borës në male dhe në vendet më të larta./Alsat