Osmani: Ditë e bardhë sot

U.d. Presidente e Kosovës, Vjosa Osmani e ka quajtur “ditë të bardhë”, ditën e sotme kur do të do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Osmani njëherësh është edhe pretendente për postin e presidentes.

“Ditë e bardhë sot”, shkruan Osmani në reagimin e saj në Facebook.

Ndërkohë, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të fillojë prej orës 10:00.

Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 58 ulëse në këtë përbërje të Kuvendit, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 19 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë tetë ulëse.

A.B.