Policia ndërhyn në një shtëpi plot me mysafirë në Kumanovë

Më 21.03.2021 në 11.20 në Stacionin e policisë në Kumanovë u raportua se një festë familjare ishte mbajtur në një shtëpi familjare dhe nuk ishin respektuar rregulloret shëndetësore për parandalimin e përhapjes së pandemisë. Zyrtarët e policisë nga Kumanova kryen kontroll në shtëpinë në pronësi nga T.M. (29) ku gjetën disa persona mysafirë. Pasi çështja të dokumentohet plotësisht, do të paraqitet një raport sipas nenit 206 të Kodit Penal – “mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”. Kështu njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

A.B.