December 10, 2022

​Koronavirusi në Shqipëri, rritet numri i viktimave në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Shqipëri 11 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, derisa dje ky numër ishte 8, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë kësaj periudhe kohore janë kryer 3461 vaksinime, 2174 testime, ndërsa janë shëruar nga virusi 651 persona.

Rastet pozitive janë konfirmuar në këto bashki: 112 raste në Tiranë, 21 raste në Shkodër, 17 raste në Gjirokastër, 14 raste në Kavajë dhe Mirditë, 10 raste në Durrës dhe Elbasan, 8 raste në Tropojë, Vlorë, 7 raste në Fier, Devoll, Lushnje, 6 raste në Berat, Sarandë, Gramsh, 5 raste në Peqin etj.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tri spitalet rajonale po trajtohen 394 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 5 janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: pesë qytetarë nga Tirana, dy qytetarë nga Saranda dhe nga një qytetar nga Fieri, Kuçova, Përmeti dhe Shkodra, të moshave 48-91 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar gjithsej 121.847 raste pozitive, prej tyre 86.497 janë shëruar, 33.194 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 2.156 persona./A2

A.B.