December 6, 2022

​Kurti zyrtarisht pranon detyrën e kryeministrit të Kosovës

Albin Kurti zyrtarisht ka pranuar detyrën e kryeministrit të Kosovës. Me ceremoni shtetërore, ish kryeminsitri Avdullah Hoti ia ka dorëzuar Kurtit, postin e të parit të ekzekutivit.

Për ta nderuar Kurtin, i cili u zgjodh dje kryeministër në Kuvend, u rreshtuan edhe garda e FSK-së dhe u vendos tepihu i kuq.

Partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar mbi 50 përqind në zgjedhjet e 14 shkurtit. Derisa dje, me 67 vota pro në Kuvend u formua qeveria Kurti 2./KosovaPress

A.B.