Aksidenti në Llaskarcë, pronari i “Durmo Tours” nuk ndihet fajtor

Pronari i “Durmo Tours”, Durmish Beluli, nuk ndihet fajtor për aksidentin fatal afër fshatit Llaskarcë ku humbën jetën 16 pasagjerë. Në Gjykatë tha se edhe pse është pronar i kompanisë, nuk ka mundur të dijë nëse ndonjë autobus ishte në rregull apo jo, nëse për këtë nuk e informojnë shoferët që është dashur t’i kontrollojnë autobusët para se të nisen në rrugë.

“Më vjen keq dhe jam i pikëlluar për atë që ndodhi. Çfarëdo që të na ndodhë, nuk i kthen viktimat. I bëj thirrje shoferit Manoil Trifunovski të tregojë se çfarë ka ndodhur. Vetëm ai e di të vërtetën. Çdo gjë tjetër është supozim- deklaroi Durmish Beluli”, pronar i “Durmo Turs”.

Kanë kaluar dy vjet që nga aksidenti afër Llaskarcës. Të akuzuar janë pronari i kompanisë, personi përgjegjës për transport Ramzi Miftari, shoferi i autobusit Manoil Trifunovski dhe tre punonjës të stacionit të inspektimit teknik./Alsat

A.B.