Baba Mondi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ku ka folur për bektashizmin dhe çështje të ndryshme të aktualitetit në Shqipëri.
Baba Mondi bëri deklaratën e bujshme se 50% e shqiptarëve, i përkasin fesë së Bektashinjve.
“50 përqind e shqiptarëve janë bektashinj. .Të gjitha rregjistrimet që janë bërë këtu janë të politizuara nuk është dy pëqind siç është thënë në kohën e komunizmit . Ne si rregjistrim kemi ngelur nga koha e Zogut, prandaj duhet rregjistrim i ri dhe duhet me detyrim . Në botë janë rreth 150 milionë bektashinjë, ndërsa në Shqipëri kurresi nuk janë dy përqind “, deklaroi Baba Mondi.