December 10, 2022

Shkrumbohet një banesë në Vlorë, humb jetën 50-vjeçarja e paralizuar

Një e grua e moshës rreth 50-vjeç nga Shqipëria ka ndërruar jetë si pasojë e flakëve të rëna në banesën e saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë.

Mësohet se e moshuara ka qenë e paralizuar dhe nuk ka mundur tu shpëtojë flakëve, duke humbur kështu jetën.

Njoftimi i policisë shqiptare: 

Më datë 23.03.2021, rreth orës 17:45, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, ka rënë zjarr në një banesë ku jetonte shtetasja E. Gj., rreth 50 vjeçe, invalide, e cila nuk ka mundur të dalë nga banesa dhe për pasojë ka ndërruar jetë./KosovaPress

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

A.B.