Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje për të siguruar vaksina kineze anti Covid.
Mësohet se qeveria shqiptare ka nënshkruar marrëveshjen me distributorin turk “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.Ş., nëpërmjet të cilës do të sigurojë vaksinat e prodhuara në Kinë.
Qeveria shqiptare ka miratuar Aktin Normativ për të marrë vaksina antiCOVID nga Kina. Sipas Aktit Normativ marrëveshja për furnizimin do bëhet ndërmjet ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se do të vijë një sasi e madhe dozash në Shqipëri nga distributori turk. Sasia nuk dihet për shkak të sekretit tregtar, por burime të besueshme i thanë Top Channel se me këtë sasi do të nisë një vaksinim masiv i popullsisë.
A.B.