December 9, 2022

Sulm i armatosur në një supermarket në Kolorado, vriten 10 persona, mes tyre një polic

10 persona mbetën të vrarë në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshi edhe policin e parë që mbërriti në vendin e ngjarjes, teksa një person i armatosur hapi zjarr në një supermarket.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e vogël të Boulder, rreth një javë pas sulmeve në 3 SPA në Atlanta ku 8 persona humbën jetën, raporton A2.

Policia e arrestoi agresorin e dyshuar, por ende nuk e ka një motiv për ngjarjen e rëndë dhe ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e saj.

A.B.