Me arsyetimin se nga Gllogjani nuk mund të flasë për çështje politike, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar të flasë për aktakuzën ndaj ministrit të Mjedisit, Liburn Aliu.
Në ditën kur Qeveria Kurti mori detyrën, u kuptua se ndaj ministrit Aliu është një aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, për kohën sa ishte drejtor në Komunën e Prishtinës. Edhe pse ai u deklarua se nuk ka pasur njohuri për aktakuzën, Prokuroria Themelore në Prishtinë u shpreh se deklarimi i Aliut nuk qëndron.
Pas homazheve në Prekaz dhe Gllogjan, i pyetur për të komentuar rastin e Aliut, Kurti është shprehur shkurt se “te ky vend i dëshmorëve nuk mund të flasim për politika të ditës”./Koha.net
A.B.