Apasiev: Asnjë shtet në botë nuk i regjistron mërgimtarët

Kryetari i partisë “E majta”, Dimitar Apasiev thotë se në pandemi nuk duhet të bëhet regjistrimi i popullsisë.

Ai në intervistën e tij për Kanal 5 tha se asnjë shtet në botë nuk regjistron mërgimtarë.

“Ky regjistrim është regjistrim për heqjen e maqedonasve si popull konstitutiv”, tha Apasiev duke shtuar se autoritetet do të përgjigjen për rrezikim të shëndetit publik.

A.B.