Gjykata e Hagës/ Mbahet seanca e ish-luftëtarëve të UÇK-së

Seanca në Gjykatën e Hagës të ish-luftëtarëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ka nisur ditën e sotme.

Kujtojmë se seanca e fundit për çështjen e Thaçit dhe të tjerëve ishte mbajtur më 16 shkurt.

Ndaj tyre rëndon një aktakuzë prej 68 faqesh që i ngarkon me krime lufte, ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, tortura e vrasje të paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999./Top Channel

A.B.