Grubi ftoi komunitetin turk në bashkëpunim për regjistrimin e popullësisë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot ka realizuar takim me përfaqësues të komunitetit turk në vend lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë.

Përmes këtij takimi, Grubi dhe përfaqësuesit e komunitetit turk i kanë bërë thirrje popullatës që masovikisht të regjistrohen pasi që e rëndësishme është që secili qytetare dhe komunitet të regjistrohen, derisa përmes personaliteteve që kanë ndikim në shoqëri të përçohet mesazhi deri tek secili qytetar për rëndësinë e këtij procesi.

A.B.