Kosovë, Specialja nuk ia kthen pajisjet OVL-UÇK-së

Avokati OVL të UÇK-së, Tomë Gashi ka njoftuar para mediave se nuk ka arritur që të marrë sot pajisjet, pavarësisht se ishin vet të ftuar. Gashi pasi ka biseduar me zyrtarë në kompleksin e EULEX-it në Fushë Kosovë, ka theksuar se të njëjtit e kanë njoftuar që nuk janë të gatshëm të dorëzojnë pajisjet të cilat i kanë marrë para gjashtë muajve gjatë një bastisjeje në zyrat e kësaj organizatës OVL e UÇK-së.

“Unë kam ardhur këtu me kërkesë të shkruar por ata nuk na i kanë dhënë pajisjet. Pyetja ishte se çfarë kanë gjetur ata në ato pajisjet të konfiskuara më 25 shtator. Dhe tani nga oficeri i prokurorisë speciale në Hagë tha se nuk mund të na i japin sot”, tha Gashi./21Media

A.B.