“Regjistrimi i popullsisë është detyrim i përcaktuar me Ligj. Pjesëmarrja në Regjistrimin e popullsisë është e detyrueshme dhe përfaqëson përgjegjësi të secilit qytetar ndaj shtetit. Thirrja dhe bojkoti i Regjistrimit të popullsisë është vepër penale, njëjtë si organizimi i rezistencës dhe mosbindjes ndaj vendimeve ligjore dhe masave të organit shtetëror të përfshirë në nenin 387 të Kodit penal, parashikon gjobë me para ose burg deri në 3 vite për atë që do të organizojë rezistencë dhe mosbindje”, u theksua në konferencën e rregullt për shtyp të zëdhënësve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha, që e mbajtën bashkë me Jasmina Gjorgieva nga Enti Shtetëror i Statistikës.
“Nëse për shkak të veprës nuk është zbatuar ose në mënyrë të theksuar është penguar zbatimi i masës ose vendimit ligjor, ose nëse veprën e bën si udhëheqës i grupit, personi në fjalë do të dënohet me burg prej në 1 deri në 5 vite”, u tha nga autoritetet.
Zëdhënësi Arsovski informoi se për pjesën e terrenit është siguruar numri i nevojshëm i regjistruesve të popullsisë dhe fillon trajnimi i instruktorëve rajonal.
Sipas Qeverisë, vetë-regjistrimi i popullsisë jorezidente dukshëm rritet dhe deri më tani janë vetë-regjistruar 137.114 qytetarë të vendit tonë që jetojnë jashtë vendit, ndërsa përfaqësuesja e ESHS-së Gjorgieva theksoi se numri më i lartë është në Zvicër, Gjermani dhe Itali, si dhe se është vërejtur rritje në SHBA edhe Kanada.
A.B.