Qeveria: Nga 29 marsi fillon pagesa e pensioneve

Qeveria në seancën e 57-të ka ngarkuar Fondin për Sigurim Pensionalo-Invalidor që t`i dorëzojë të dhënat për pensionet në bankat afariste më së voni deri më 26.03.2021, ku u rekomandohet që të sigurojnë që pensionistët t`I kenë në dispozicion pensionet e muajit Mars, përmes rrjeteve të bankomatëve dhe rrjetit tregtar nga 29 Marsi 2021.

Bankat, pagesën e pensioneve ta organizojnë sipas këtij orari, varësisht lartësisë së pensioneve;

-Pensionet deri në 11.000 denarë – pagesa të bëhet nga 29.03.2021 (E HËNË)

-Pensionet nga 11.001 – 14.000 denarë – pagesa të bëhet nga 30.03.2021 (E MARTË)

-Pensionet nga 14.001 – 18.000 denarë – pagesa të bëhet nga 31.03.2021 (E MËRKURË)

-Pensionet mbi 18.001 denarë – pagesa të bëhet më 01.04.2021 (E ENJTE)

Në këtë seancë, Qeveria miratoi vendimin për vërtetimin e llogaritjes verore të kohës në vitin 2021 që fillon më 28 Mars në ora 02.00. /KlanMacedonia

A.B.