Sot, në Serbi, një seri manifestimesh do të organizohen në shenjë të 22 vjetorit të fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s në territorin e Jugosllavisë së atëhershme.
Veprimi i NATO-s pasoi negociatat e pasuksesshme për zgjidhjen e krizës në Kosovë, të mbajtura në Rambuje dhe Paris në shkurt dhe mars të 1999.
Forcat nga 19 vende perëndimore morën pjesë në fushatë dhe veprimet ajrore, të cilat zgjatën 78 ditë, u kryen pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, raporton N1.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë, 1,031 anëtarë të ushtrisë dhe policisë dhe rreth 2,500 civilë u vranë gjatë sulmeve ajrore, nga të cilat tetëdhjetë e nëntë fëmijë dhe rreth 6,000 civilë dhe 5,173 ushtarë dhe policë janë lënduar. Sipas të dhënave zyrtare, 25 shtetas janë ende të listuar si të zhdukur./Telegrafi
A.B.