Kryeministri Zaev nesër do të takojë kryetarin e Kuvendit Xhaferi dhe kreun e BDI-së Ahmeti për të gjetur zgjidhje për zhbllokimin e Kuvendit. Zaev thotë se shqyrtohen disa opsione.
“Të gjitha opsionet janë të hapura, nga takimi i liderëve, deri te gjetja e zgjidhjes përmes koordinatorëve të grupeve parlamentare, deri te gjendja e jashtëzakonshme, gjithçka. Vetëm t’i lirojmë institucionet të sjellin vendime që janë me rëndësi jetësore për qytetarët tanë”, thotë Zaev.
Gjendja e jashtëzakonshme mundëson që Qeveria të sjell dekrete me fuqi ligji pa pasur nevojë që ata të kalojnë në Kuvend, meqë Kuvendi aktualisht është i bllokuar. Këtë koment Zaev e bëri sot gjatë qëndrimit në Veles.
A.B.