ASH-AAA: Do të bllokojmë me nga 1000 amendamente secilin ligj, deri sa nuk votohet ligji për shtetësi

Koordinatori i grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën Skender Rexhepi tha se opozita shqiptare nuk devijon nga bllokada e Parlamentit derisa të miratohet ligji për shtetësinë, të cilin ata e kanë propozuar. Ai gjithashtu njoftoi se ata do të paraqesin nga 1,000 amendamente në secilin projektligj.

“E gjithë bllokada filloi ditën kur shumica në Parlament, së bashku me opozitën maqedonase, bllokuan ligjin për shtetësinë dhe ky është kushti, ky është hapi i parë sepse gjithçka tjetër trashëgohet sipas asaj bllokade. Sa i përket mënyrës se si koalicioni do të bllokojë seancën për paketën e masave dhe ne jemi të gatshëm të bllokojmë Komisionin për Financa dhe Buxhet me amendamente. “Do të ketë të paktën 1000 amendamente në secilin projekt-ligj,” tha Rexhepi.

 

A.B.