Këngëtarja Fjolla Morina dënohet me 6 vjet burg

Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina, është dënuar nga gjykata e Kukësit me 6 vite burg për trafikim armësh.

Avokatja e këngëtares, Aurora Guska, është shprehur se vendimi i gjykatës do të ankimohet.

Guska u shpreh se Fjolla ka pasur në çantë vetëm një armë, edhe atë aksidentalisht.

“Vendimin e gjykatës do ta ankimojmë. Ka pasur vetëm një armë, e ka pasur pa dashje, aksidentalisht në çantën e saj,” u shpreh ajo.

Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës me dy armë me vete në makinë. Së bashku me të ishte i dashuri i saj dhe shoferi.

Më 20 janar ajo u arratis pasi, nga burgu, gjykata e Kukësit vendosi që hetimet ndaj këngëtares të vijonin në arrest shtëpie. Banesa ku Morina qëndronte me qira ishte në Kukës. Policia shkoi për kontroll, por nuk e gjeti në banesë dhe nisi hetimet./ ABC News

A.B.