Covid-19 i mori jetën edhe aktorit të njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Luran Ahmeti, informon Televizioni 21.
Aktori i njohur Luran Ahmeti 45-vjeçar ishte i shtrirë për një kohë në Klinikën Infektive në Shkup, por sërish nuk arriti ta përballojë sëmundjen.
Ahmeti la pas vetes bijen, bashkëshorten, një motër dhe prindërit, dhe një karrierë të bujshme artistike./Tv21
A.B.